Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj, siç i quan ajo, fushatave linçuese të pushtetit dhe profileve të rreme në rrjete sociale, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes rrjetit social “Facebook”, ka publikuar një reagim të gjatë ku thekson se “faktet po i çmendin” ata dhe se për pesë vjet është duke pritur debat të hapur me Albin Kurtin.

Bajrami gjithashtu ka rikujtuar periudhat kur ajo ka qenë pjesë e Qeverisë, duke numëruar disa prej vendimeve të rëndësishme shtetërore që janë realizuar në ato kohë.

“FAKTET PO JU ÇMENDIN. Fushatat e juaja linçuese me profile FALLCE nuk më ndalin. Kam qenë pjesë e Qeverisë kur është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit. Kam qenë pjesë e Qeverisë ku rritja ekonomike ka qenë afër 6 % dhe inflacioni është sjellë rreth zeros. Kam qenë pjesë e Qeverisë e cila e ka shkarkuar ministrin Jabllanoviq të Listës Serbe. Kam qenë pjesë e qeverisë që ka nënshkruar marrëveshje ekonomike në Shtëpinë e Bardhë dhe ka marrë njohje nga Izraeli. Po, kam qenë pjesë e 3 qeverive dhe, pavarësisht gërmimeve të tokës e nëntokës së këtij pushteti, kurrë asnjë shkelje nuk është gjetur, sepse unë kam punuar me nderë dhe me përgjegjësi”, ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje bëri ftesë publike për përkrahësit e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që të e marrin atë për dore dhe të e caktojnë televizionin për përballje, por që sipas saj janë frikacakë.

“Merreni Albin Kurtin për dorën dhe caktojeni televizionin, kohën dhe moderatorin. Por, jeni frikacakë dhe ju çmendin faktet. Ju nuk keni çka tregoni, andaj tërë ditën krijoni armiq e në mbrëmje vajtoni si askush nuk po dëshiron me qeverisë me ju. Po Serbinë e kemi armik të përjetshëm. E kemi pasë edhe më herët dhe s’ka ndryshu asgjë POR e vërteta është se lufta ka marrë fund në vitin 1999. Kosova është Republikë nga viti 2008. Përgjigje Serbisë i kemi dhënë kur ka qenë koha dhe do t’i japim sërish bashkë me aleatët e Kosovës, me të cilët bashkërisht jemi çliruar, kemi shpallur pavarësinë dhe kemi ndërtuar shtetin. Disa fakte s’mund të ndryshohen. E vërteta është se 420 km kufi Kosovë-Serbi i ruan NATO-ja. Kosova ka ushtrinë e saj dhe po Kushtetuta e Republikës së Kosovës i ka 10 vende të garantuara për serbët – shihni Nenin 64 dhe këtë Albin Kurti nuk mund ta ndryshojë aq sa ka mundur me ndryshu për me na bashku me Shqipëri”, ka shkruar tutje Bajrami./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e saj të plotë:

sqShqip