May 18, 2024
Maqedoni

Humbi jetën në moshë të re punëtori i “Higjienës Komunale” në Shkup

Gjatë kryerjes së detyrave të punës, dje është lënduar një punonjës i JP “Higjiena Komunale”,m me iniciale A.S. (43) nga Shkupi, i cili menjëherë ka ndërruar jetë.

“Me datë 14.04.2023 në ora 09:14 në SPB Shkup është raportuar se në bulevarin “11 Teyori” gjatë kryerjes së detyrave të punës, A.S.(43) nga Shkupi – punonjës në NP “Higjiena Komunale” ka pësuar lëndime dhe ka vdekur në vend”, njofton MPB.

MPB-ja thekson se vdekjen e ka konstatuar mjeku i Mjekësisë Emergjente, ndërsa hetim ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Për ngjarjen është njoftuar inspektori i punës dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion.