May 13, 2024
Maqedoni

Akoma nuk jemi duke i kuptuar lojërat e partive politike

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Po habitem kur po i përcjelli fjalimet e liderëve politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. A thua vallë edhe sa vite duhet të kalojnë për të i kuptuar fjalimet e tyre kur flasin gjithëçka mirë për popullin dhe kombin e tyre, ndërsa në vepër nuk e realizojnë aspak nga ajo që flasin nëpër ekranet televizive apo nëpër takime me popullin. Sipas meje fjalimet e tilla nëse nuk i kemi kuptuar deri më tani dhe nuk i kemi krahasuar me veprat e tyre, atëherë nuk kemi kuptuar asgjë dhe nuk do do të i kuptojmë asnjëherë. Mua më duken se janë lojëra politike fjaimet e tyre. Një dallim është në këto lojëra, sepse në çdo fjalim i ndryshojnë fjalimet e tytre.