May 2, 2024
Maqedoni

Humbi jetën motoçiklisti 28 vjeçar

Në rrugën kryesore Prilep-Rosoman, në afërsi të lokalitetit “Karpaçov Kamen” në qafën e Pletvarit, dje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti mallrash “Volkswagen Crafter” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.M. nga fshati Haraçinë, Shkup dhe një motoçikletë “BMW” me targa të Prilepit, i drejtuar nga D.N.(28) nga Prilepi.

Në aksident motoçiklisti D.N. ka ndërruar jetë në vend, ndërsa mjeku i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen e tij. Një ekip nga policia e Prilepit ka inspektuar vendin dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.