May 15, 2024
Maqedoni

Humbi jetën duke vozitur motoçikletë “Honda” 29 vjeçari nga fshati Breznicë i Shkupit

Një 29-vjeçar nga fshati Breznicë i Shkupit ka humbur jetën dje pasi ka dalë nga rruga që çon nga Shkupi për tek penda Kozjak. Ai ka qenë duke u voztur me një motoçikletë Honda.

Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit. Një mjek i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e tij.

Prokurori publik dhe një ekip nga policia e Shkupit kanë kryer kontroll, njofton MPB.