Një 40-vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë teksa ishte në vendin e punës në një magazinë në zonën e Kisella Vodës, përcjell TV21. Rasti është raportuar më 24 mars rreth orës 14:50 në SPB Shkup, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

“Më 24.03.2026, në ora 14:50, në SPB Shkup është raportuar se në një magazinë brenda rrethit të një fabrike në zonën e Kisella Vodës, personit D.D. (40) nga Shkupi, gjatë kohës që ishte në vendin e punës, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe ka ndërruar jetë. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Është kryer kontroll nga ekipi hetimor i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thonë nga MPB.

sqShqip