May 1, 2024
Kosovë

Hoxhaj: Veprimet e Beogradit që po provokojnë tensione në rajon, meritojnë dënim të fortë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas kidnapimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga ana e Serbisë.

Ai ka thënë se e dënon këtë veprim nga Serbia.

“E dënoj ashpër rrëmbimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Serbia, brenda territorit të Kosovës. Veprimet e pamatura të Beogradit, të cilat vazhdimisht provokojnë tensione në rajon, meritojnë dënim të fortë dhe Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për sjelljen e saj agresive ndaj Kosovës!”, ka shkruar tutje Hoxhaj.