Hoti kritikon qeverinë Kurti për politikat ekonomike
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar mbi tetë miliardë e gjysmë euro por asnjë shenjë nuk ka se ku janë harxhuar.
Hoti përmes një postimi në Facebook e ka përmendur po ashtu edhe qeverisjen lokale në dy mandatet e fituara nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Miratimi i buxhetit për 2024 do të duhej të ishte lajmi kryesor i ditës dhe i muajit. Por askujt nuk i bën përshtypje”.
“Nga përvoja e tri viteve të fundit me këtë qeveri, secili e ka të qartë se mjetet e parapara në buxhet janë vetëm shifra abstrakte”
“Në tri vite mandat, kjo qeveri ka menaxhuar 8.63 miliardë euro. As shenjë nuk ka se ku janë harxhuar gjithë ato mjete”.
“Njësoj siç nuk ka shenjë në Prishtinë nga 8 vite qeverisje lokale 2014-2021, ku janë shpenzuar rreth 400 milionë euro”.