April 30, 2024
Kosovë

Rusia dhe Serbia dështojnë në OKB, nuk kalon kërkesa për seancë të jashtëzakonshme kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Në një votim procedural Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk ka miratuar agjendën e përkohshme të rendit të ditës, ku ishte kërkesa e delegacionit të Rusisë për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për Kosovën në lidhje me 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.

Vetëm tre anëtarë votuan pro, e 12 tjerë abstenuan në votimin procedural.

Përfaqësuesit e Francës dhe SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e KS-së për këtë seancë.

Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është e zhgënjyer sonte meqë Këshilli i Sigurimit në OKB refuzoi kërkesën e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme kundër NATO-s për ndërhyrjen në Kosovë.

”Është penguar të dëgjohet e vërteta për agresionin e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999. Ne erdhëm këtu me ftesë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, besojmë se tema është jashtëzakonisht e rëndësishme për rendin juridik ndërkombëtar dhe se sot, ashtu siç u bë precedent bombardimi i Serbisë, u bë precedent gjatë një proceduriali, votimi”, tha Daçiq.

Megjithatë ai ka falënderuar Rusinë, Kinën dhe Algjerinë për mbështetjen e iniciativës për të diskutuar bombardimin e Jugosllavisë, në Këshillin e Sigurimit. (INA)