Ish-kryeministri i Kosovës thotë se deklarata e Presidentes është për keqardhje dhe e akuzon për presion ndaj partive politike dhe mediave.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar të hënën përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratën e Presidentes së Kosovës mbi çështjet që presin shqyrtim në Kuvend.

Hoti tha se deklarata e Presidentes është “për keqardhje”, duke theksuar se ajo e di mirë se për shqyrtimin e çështjeve në Kuvend, duhet të kryhen veprime kushtetuese që lidhen me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet.

Sipas Hotit, Presidentja po bashkohet në një “fushatë të presionit publik ndaj partive politike” dhe inkurajon mediat që të bëjnë presion. Ai shtoi se ajo po ndihmon në ndërtimin e “narrativave mashtruese për zgjedhjet e reja”, duke mos përmendur aktgjykimin e Gjykatës Supreme, që sipas Hotit, tregon se disa anëtarë të qeverisë po mbajnë postet qeveritare si deputetë në mënyrë joligjore.

Reagimi i tij përfundon me një vlerësim të ashpër ndaj Presidentes: “Kaq për moralin politik të saj. Mjerim.”

sqShqip