May 28, 2024
Kolumna

Horror Demokracia dhe fushata e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale në RMV

Ejup Berisha

Nga kuzhina e mini akademisë time për hulumtime politike dua të shkruaj për një model të Demokracisë të cilin e kamë titulluar Horror Demokracia. E di që dikush prej lexuesve do të më përçesh që themë Mini akademia ime për hulumtime politike por do të themë se secili tru Intelegjent i njerëzve me të vërtete është një mini akadaemi në vete. Kur jemi te modeli i demokracisë për të cilin dua të shkruaj në këtë tekst duhet thënë se arritëm ta perjëtojmë edhe këtë model shumë të keq, të shëmtuar, të trishtueshëm por edhe të padeshirueshëm të Demokracisë këtu në RMV. Autor por edhe zbatues të saj janë Partitë politike të vendit. Vlenë të theksohet se demokracia e jonë nuk është edhe aq horror në aspekt formal sa janë subjektet politike të prirura të që të kene vese dhe janë të gatshme të zbatojnë veprime të këqija dhe trishtuese jo vetëmse ndaj kundërshtarëve të tyre politik por edhe ndaj qytetarëve gjat praktikimit real të këtij modeli të demokracisë në jetën e përditshme. Paramendoni subjekte politike gati të gjitha me prefikse demokratike nuk janë në gjendje dhe nuk kanë vullnet ti respektojne rregullat e lojës apo dhe parimet kryesore demokratike. Atëher pse këto e mbajnë prefiksin Parti Demokratike këtë gjë nuk po arrij që ta kuptoj asesi. Po të jenë demokratike atehër fushatat dhe ditët e zgjedhjeve duhet të jenë më të qete më stabile dhe më të shtensionuara.Paramendoni kur gjatë fushatës parazgjedhore mund të jenë kaq armiqsore dhe shqetsuese veprimet e Partive politike por a mund të imaginoni se këto parti kur ta marrin pushtetin në duart e tyre dhe të qeverisin me pushtetin local apo dhe qendror se cfar veprimesh mund të bëjnë. Ajo që është më tragjike këto tani janë në nivelin e kërkimit të votave apo kanë legjitimitet të cunguar.Partitë politike duhet së pari të edukohen dhe të transformohen konform rregullave dhe parimeve demokratike pastaj të kenë të drejtë që të marrin pjesë në zgjedhje. Partive tona pra u mungon edukimi politik i bazuar mbi praktikimin e rregullave dhe parimeve demokratike. Ndërsa zgjedhjet janë akt demokratik në to rregullat dhe parimet demokratike duhet të zbatohen me përpikmëri.Nëse zgjedhjet janë akt i demokracisë apo akt i respektimit të të drejtës së përcaktimit personal dhe të zgjedhjes së lirë që bëhet nga ana e qytetarëve atëher pse qytetarët duhet të ballafaqohen me presione kercenime dhe me shantazhe të llojeve dhe të formave të ndryshme nga ana e Partive politike. Ketyre të fundit u takon që të prezentojnë kandidat dhe programe të tyre zgjedhore por jo edhe të ushtrojnë dhunë parazgjedhore dhe gjat ditës së zgjedhjeve.Ka kush bën vlersime për cilësinë dhe vlefshmërinë e programeve dhe projekteve që prezentohen dhe të kandidatëve të regrutuar në zgjedhje nga ana e Partive politike ata janë qytetaret dhe pse duhet presion plotesues kercenime dhe shantazhe drejtuar ketyre të fundit nga ana e partive. Pse nënvlersohet intelegjenca e qytetarëve nga ana e partive , mjaft më me dhunë psiqike dhe fizike ndaj qytetarëve le tu lehet hapsirë ketyre që të përcaktohen vet në bazë të bindjeve të tyre të lire dhe vetanake.Zgjedhjet duhet të jenë akt solemn përcaktimi dhe i bërjes së zgjedhjeve e jo akt imponimi me dhunë të zgjidhjeve të ofruara nga Partite politike. Horror Demokracia duhet të shmanget njëher e përgjithmonë nuk është i dobishëm e as shëndetshëm as për shtetin e as për shoqërinë një model i tillë demokracie.