April 29, 2024
Maqedoni

Hodai: Largimin e të rinjve nga RMV-ja do ta vlerësoja si veprim të një frikacaku

Blendi Hodai – aktivist i “Qendra për Zhvillimin e Arsimit”, në programin “200” ka folur në lidhje me ikjen e të rinjve nga vendi, që është një fenomen që po vazhdon nga viti në vit.

Hodai ka sqaruar, se cila ishte arsyeja që ai vendosi që të qëndrojë në vend, ani pse, ishte pranuar që të studiojë në Slloveni.

Blendi Hodai, ka thënë se të largohesh nga vendi është një veprim i thjeshtë derisa e ka konsideruar edhe si veprim të një frikacaku.

“Ata të cilët vendosin të qëndrojnë në Maqedoni bëjnë një sakrificë të madhe, sepse në momentin që vendos të qëndrosh, në njëfarë mënyre ti nuk mund të arrish potencialin më të lartë që mund të arrish në vendet tjera. Krejt kjo vjen për shkak të situatës politike, socio-ekonomike që e kemi në vend. Unë edhe pse u pranova të studio në Universitetin e Lubjlanës në Slloveni, vendosa që të qëndroj këtu sepse besoj që është detyrë e secilit nga ne si qytetarët që të vazhdojnë të kontribuojnë në vendin tonë. Të largohemi është një veprim shumë i thjeshtë, ndonëse do ta kishe konsideruar edhe një veprim të një frikacaku që dëshiron të gjejë mënyrën më të lehtë që mund të shkollohet”, ka thënë Hodai. /Nistori/