May 5, 2024
Maqedoni

Hiqet ora policore, në dasma mund të ftohen më shumë se 100 persona, propozon Komisioni për Sëmundje Infektive

Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe, ka njoftuar se në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Infektive është propozuar që nga e markuar të hiqet ora policore. Ai thotë se gjendja epidemiologjike e lejon këtë.
Do të shfuqizohet kufizimi prej 100 të ftuar në dasma dhe festa.
Do të lejohet organizimi i ngjarjeve, koncerteve në klubet dhe lokalet vetëm në të hapur me kapacitet deri 50% të objektit dhe jo më shumë se 1000 persona.
Pritet që masat e reja të hyjnë në fuqi nga dita e mërkurë. /SHENJA/