May 15, 2024
Maqedoni

Hidhen shisha të birrës te varrezat e dëshmorëve në Sllupçan (Foto)

Person, apo persona të papërgjegjshëm kanë herhur shisha birre te kompleksi memorial, respektivisht varrezat e dëshmorve në Sllupçan. Kjo papërgjegjësi ka revoltuar familjarët e dëshmorëve dhe gjithë banorët e fshatit. Mes tyre ka reaguar edhe profesori Bajram Hasipi, duke vlerësuar se këto shishe duhet thyer kokës atyre që i kanë hedhur.
“ Ok, i viziton dëshmorët, pooor shishën e birrës e hedh pranë tyre”, ka shkruar me revoltë profesori Hasipi duke përdorur hashtagun “ #tjathejshkrejtkakrytë”