Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka alarmuar se Kosova shumë shpejtë do të mbetet pa buxhet, pasi është pa Qeveri, pa Kuvend e si dhe pa Prokuror të Shtetit.
Ai ka thënë se Kosova do të shkoj prapë në zgjedhje për herë të katërt në vit, për çka ka thënë se duhet të pyeten qytetarët, shkruan lajmi.net.
“Askush e asnjë veprim për këtë Republikë, përveç se Rebublika mbi të gjitha vlen vetëm për Reprezentacionin e Kosovës në futboll. Ata po na mbajnë me besë e shpresë në këto kohë mbylljesh në katër anët. Mirë që shpëtuan “Logjikonomia”!”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Lajmi.net/

