❤️94 Ramazana të agjëruara – Shembulli i rrallë i 104-vjeçarit Haxhi Sylejman Breznica
Në një kohë kur rrallëkush arrin një shekull jetë, ai vazhdon të jetë dëshmi e gjallë e forcës, besimit dhe përkushtimit, shkruan “Jepi zë”.
Me Haxhi Sylejman Breznicën, 104-vjeçarin nga fshati Surqinë i Ferizaj, i cili ka agjëruar plot 94 Ramazana në jetën e tij.
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm shpirtëror, që flet për disiplinë, durim dhe lidhje të thellë me fenë.
Historia e tij nuk është vetëm numër vitesh, por një trashëgimi frymëzimi për brezat e rinj. 94 Ramazana të përjetuara me përkushtim janë një testament i rrallë i besimit dhe qëndrueshmërisë.

