Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka realizuar një takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Takimi është mbajtur në Zyrën e Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Në këtë takim, Hargreaves ka thënë se kanë diskutuar për fushatën zgjedhore, për çka ka thënë se ka shpresuar se do të ketë një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ardhshëm.
“Kjo është thelbësore për përparimin e nevojshëm urgjentisht në fusha të tilla si buxheti kombëtar. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë progresin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe masa aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë të Kosovës”, ka thënë Hargreaves.
Ai ka shpresuar për thellim të partneritetit Britani-Kosovë me qeverinë e ardhshme të Kosovës. /Lajmi.net/

