May 9, 2024
Kosovë

Haradinaj: Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti

“Nuk mbulohet dielli me shoshë o Albin Kurti”

Kështu e ka nisur reagimin e tij në Facebook, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ndaj rastit për mbylljen e Klan Kosovës, shkruan Syri Kosova.

“ Nuk mbyllen mediat në një vend evropian! Nuk jemi Kore e Veriut! Prandaj hiq dorë nga ky vendim i çmendur e lëre Klan Kosovën ta kryejë punën e vet! Dil kërkoju falje popullit e gazetarëve të Klan Kosovës e ruaje pak fytyrë!” shkroi ai.