Kandidati i VLEN-it për Komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani sot ka konfirmuar se është shkarkuar nga posti i drejtori.
Ai përmes një statusi në Facebook njofton se prej sot është i papunë.
“Prej sot jam pa punë. Jam ekonomist i diplomuar. Kërkoj punë vetëm nga kompani private!”, shkruan Ramadani.
Shkarkimi i tij ishte paralajmëruar nga kryeministri, Hristijan Mickoksi gjatë fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

