Maqedoni

Hapësirat publike në Tetovë të lëna pas dore (Video)

Në Tetovë, në shumë lagje tona, hapësirat publike janë lenë pas dore, pa gjelbrim, pa parqe e kënde të lojrave për fëmijë dhe as vende për aktivitete sportive, reagojnë nga Lista qytetare, “Me mirë për Tetovën”. “Këto hapësira neve na janë vjedhur, duhet tua kthejmë prap qytetarëve. Ti ndalim ndërtimet e pakontrolkuara në mëhallat tona. Katrahura urbanistike po shpërndahet si metastazë çdo ditë e më shumë. Tetovarët meritojnë të kenë jetë të dinjitetshme”, thuhet në reagimin e tyre.