April 29, 2024
BallinaMaqedoni

6 sindikata të universiteteve bëhen bashkë, koordinim në artikulimin e kërkesave pedagogjike

Gjashtë sindikatat e universiteteve shtetërore të vendit nënshkruan një Memorandum bashkëpunimi. Përmes këtij memorandumi, i pari i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, universitetet zotohen për koordinimin e përbashkët në artikulimin e kërkesave pedagogjike e sociale dhe në shtimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në veprimtari të ndryshme edukative-arsimore.

Qëllimi i këtij memorandumi është që universitetet publike të jenë një zë unik në realizimin e të drejtave të tyre konform avancimit dhe ngritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend. Memorandum i bashkëpunimin u nënshkrua nga përfaqësuesit e gjashtë sindikatave të universiteteve shtetërore të vendit “Shën Qirili dhe Metodit” – Shkup, Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universitetit të Tetovës, Universitetit “Goce Delçev” – Shtip, Universitetit për Shkenca Informatike dhe Teknologjike “Shën Apostull Pavle” – Ohër dhe Universitetit “Nënë Tereza”- Shkup.