Maqedoni

Hansi nga Austria vjen për të pastruar bërllokun në Haraçinë pa pagesë

Sot, zhvilluam një takim pune me themeluesit e kompanisë MAN AND MOUNTAIN LLC, znj. Gordana Sofija dhe partnerin e saj nga Austria Hannes Jaekl.

Në këtë takim, temë e bisedës ishte bashkëpunimi për ruajtjen e ambientit jetësor ku së bashku me qytetarët e komunës së Haraçinës në mënyrë vullnetare të marrim pjesë në pastrimin e ambientin dhe mjedisit ku jetojmë.
Nga kjo marrëveshje, në muajin Maj do të kemi tre ditë aktivitete, ku nga çdo 10 kilogram mbeturina që do ti mbledhim së bashku, do të mbjellet nga një fidan.

#përHaraçinënqëduam
#JetëMëTëMirë

Shërbimi për informim i Komunës së Haraçinës