May 9, 2024
Maqedoni

Hakohet faqja e Fejsbukut të Sindikatës diplomatike të RMV-së

Sindikata diplomatike e RMV-së ka njoftuar se faqja e tyre e Fejsbukut ka qenë cak i sulmit të hakerëve, por se sërish është vendosur në funksion.

“Faqja jonë e Fesjbukut ka qenë shënjestër e sulmit haker. Për momentin është sërish aktive dhe është vendosur në funksion. Përmendim se të gjitha publikimet në 48 orët e fundit janë bërë pa autorizimin tonë dhe të njejtat do të mënjanohen”, qëndron në kumtesën e Sindikatës diplomatike të RMV-së.