May 17, 2024
Maqedoni

Stefkovski nënshroi vendimin, edhe një sallë sportive do ndërtohet në Gazi Babë

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, bën të ditur se është lëshuar vendimi për ndërtimin e sallës së re sportive të shkollës “Naum Ohridski” në fshatin Bullaçan.

“SHFK Naum Ohridski në Bulaçan po bëhet me sallë të re sportive shkollore!
Sot në mëngjes nënshkrova Vendimin për miratimin e ndërtimit të sallës së re të shkollës “Naum Ohridski” në Bullaçan.
Nxënësit nga Bulaçani do kenë kushte moderne për realizimin e orëve të edukimit fizik dhe shëndetësor.
Një tjetër premtim nga programi zgjedhor po realizohet!
Gazi Baba duhet me vepra!”, ka shkruar Stefkovski.