Hajrulla Misini viziton Turqinë, do të avancohet bashkëpunimi mes sipërmarrësve nga dy vendet
Drjetori i Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë, Hajrullah Misini u prit nga homologu i tij i shtetit turk Hasan Basri Kurt si dhe nga shefi i kabinetit Selim Serkan Ercan. Në takim ishte presente edhr ekspertja e njohur turke, Canan Ozturan.
“Në këtë takim më se vëllazëror u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy drejtorive ku u potencua nevoja për trajnimin e kuadrove tona, vizitave të ndërsjella si dhe në një të ardhme të afërt miqtë nga Turqia shprehën gatishmerinë për përgatitjen dhe nënshkrimin e një Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Agjencive përkatëse të dy vendeve”, deklaroi Misini për mediat pas takimeve të realizuara në Ankara.