May 3, 2024
Maqedoni

Sot në Tetovë përkujtohet dëshmori Rrahim Samiu- Komandant Zogu

Sot në ora 17,00 përkujtohet heroi i Kombit-Rrahim Samiu Zogu!
“Në emër të Batalionit mbështetës me zjarr ‘ZOGU’ të BRIGADES 112 ‘MUJDIN ALIU’ dhe familjes Samiu ju ftojmë të merrni pjesë në Datën përkujtimore për Heroin e Kombit tek varezat e DËSHMORËVE afër TEQES ARABATI TETOVË!
Qoftë i paharruar kujtimi për ty shok, bashkëluftëtar, Komandant Rrahim Samiu Zogu.
LAVDI jetës dhe veprës” ka shkruar bashkë luftëtari i tij Safet Jakupi duke paralajmëruar aktivitetin përkujtimor.