Komisioni për hifz pranë Muftinisë së BFI – Gostivar, i konvokuar nga Muftiu H. Sabahudin ef. Zendeli, në këtë përbërje: Hfz. Jusuf ef. Xheladini – kryetar i komisionit, Hfz. Jakup ef. Jakupi-anëtar Hfz.Tahir ef. Halimi-anëtar si dhe Hfz. Mahmut ef. Boleci-anëtar, me sukses i dëgjuan tri seancat e kandidatit për hafiz, Mizan Bajramali Lush. Seanca e parë u realizua më datë 09.01.2026 – e xhuma.
Seanca e dytë u realizua më datë 12.01.2026- e hënë, kurse seanca e tretë dhe e fundit, u realizua më datë 16.01.2026 – e xhuma. Pas dëgjimit të këtyre seancave, komisioni e vlerësoi lartë hifzin e hafizit të ri, duke i dhënë edhe notën e lartë. Hafizi i ri, hifzin e ka ndjekur tek muhafizi, Mr. Eljesa ef. Asani – drejtor i Institutit për Hifz dhe Bukurlexim të Kur’anit Famëlartë ” Hfz.Hasan ef. Zendeli “- në Gostivar.

sqShqip