May 4, 2024
Maqedoni

VMRO-DPMNE dyshon në sinqeritetin e Zaevit, Mucunski: Rezoluta, shans për bashkim politik

Logo
Maqedoni
VMRO-DPMNE dyshon në sinqeritetin e Zaevit, Mucunski: Rezoluta, shans për bashkim politik

By
Desk
14/07/2021 13:44

Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së mbetet në konceptin e propozuar për bashkim të të gjitha partive politike dhe qëndron pas tekstit të cilin, siç pohojnë, e kanë shkruar institucionet e larta arsimore dhe shoqërore – ASHAM, USHKM dhe KOM, thotë Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE-ja. Takimi u mbajt mbrëmë pas deklaratës së kryeministrit Zaev i cili tha se edhe pse LSDM-ja e përkrah Rezolutën megjithatë për shumicën parlamentare ajo nuk është e pranueshme për shkak se në Kuvend është dorëzuar me emrin Maqedonia V., e jo siç thotë Zaev, Republika e Maqedonisë së Veriut, siç është emri i ri kushtetues. Mucunski thotë se fakti që LSDM-ja vendosi që ta ndryshojë qëndrimin për herë të tretë dhe të hapë tema që nuk kanë lidhje me përmbajtjen e Rezolutës, fatkeqësisht i dobëson pozitat e Maqedonisë në negociatat e ardhshme me Bullgarinë.

“Nuk do të donim të besonim se pas vendimit të LSDM-së është ideja për të lënë hapësirë që të bëhet pazarllëk me interesat nacionale dhe shtetërore, identitetin, gjuhën dhe veçantinë nacionale të popullit maqedonas. Struktura e Rezolutës së propozuar është koncept sipas të cilit për herë të parë, partitë politike mund të gjejnë hapësirë minimale për pozita të përbashkëta. Për interesat nacionale dhe shtetërore duhet ta gjejmë atë që na bashkon”, theksoi Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE.