April 27, 2024
Maqedoni

Gurthemeli i gjimnazit “Sami Frashëri”, Orhan Kurtishi: Urime qyteti im Kumanovë

Orhan Kurtishi, kryetari i Alternativës, dega në Kumanovë, si dhe shef i shtabit zgjedhor, ka deklaruar se gjatë muajit prill të këtij viti 2024 do të hidhet gurthemeli në shkollën e mesme të gjimnazit “Sami Frashri” në Kumanovë.
“ Urime Kumanovë. Synimet e Alternativës dega në Kumanovë për një objekt shkollor modern po marrin kahen e duhur. Nga MASH u informuam se gjatë muajit prill të këtij viti do të hidhet gurthemeli i objektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, ndërsa kompania fituese brenda 24 muajve do të duhet që të dorëzojë çelësat e shkollës së re.
Alternativa mban premtimet. Për një arsim cilësor. “, deklaroi Orhan Kurtishi.