Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka falënderuar të gjithë shqiptarët që morën pjesë në protestën kundër, siç u tha, padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë.
“Shqiptarë, të gjithë ju që morët pjesë në protestën kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës sonë të drejtë. JU FALEMINDERIT!”, thuhet në postimin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në rrjetet sociale, raporton lajmi.net

Sipas OVL-UÇK-së, pjesëmarrja masive në protestë është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme qytetare për luftën çlirimtare dhe për vlerat mbi të cilat ajo u zhvillua./lajmi.net

sqShqip