Një grup prej mbi 20 personash kanë sulmuar disa të rinj në qendër të Tetovës. Sipas informatave të Televizionit Koha, ka pasur edhe përleshje fizike.
Edhe mbrëmë, i njëjti grup ka sulmuar një të ri shqiptar dhe kjo po konsiderohet një gjendje alarmante që duhet të zgjojë autoritetet, pasi mund të eskalojë në sulme ndëretnike.
Ekipet e policisë janë në qendër të Tetovës./ TV Koha

