April 28, 2024
Maqedoni

“Grupi i Zjarrit”, ditët e numëruara në BDI!

BDI-ja nuk e njeh fraksionin e “Grupit të Zjarrit”. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në Programin 200 në Alsat, tha se një gjë e tillë është në kundërshtim me statutin e partisë. I pyetur nëse pas këtij veprimi “Grupi i Zjarrit” do të përjashtohet nga partia, Ahmeti tha se do të veprohet në bazë të statutit, duke lënë të kuptohet se pjesëtarët e fraksionit i kanë ditët e numëruara në parti.

“Në bazë të statutit aktual që është në fuqi, ne nuk njohim mënyrë funksionimi në kuadër të BDI-së, është një organ, një trup funksionaliteti astatutar, është në kundërshtim me statutin, ndërsa statuti është elementi kryesor i cili definon se si duhet të sillemi në kuadër të një organizate”, tha Faton Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së.

“Pra “për” ose kundër”?

“Unë do të sillem konform statutit, konform organeve, konform analizës, raporteve që i bëjnë organet tona. Unë jam legalist, respektoj raportet, dokumentet që kemi sjell ne dhe sjellja ime është konform kërtyre dokumenteve të cilat vet ne i kemi miratuar”, deklaroi Faton Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së. /Alsat.mk