May 4, 2024
Kolumna

Grupi i Kumanovës Heronjt e Gjallë!

Shkruan: Eugen Shehu

Grupi i Atdhetarëve dhe Patriotëve Shqiptar ishin dhe mbeten kreanaria e jonë Kombëtare.
Luftëtarë dhe trima për Lirinë dhe pavarsinë e Kombit tonë. Kush e inskenoi dhe i futën në pabesi këta trima,ende mbetet e paqartë dhe një mister,por përkundër kësaj gjykata albanofobe sllavomaqedonase u dha cilsimin “terrorist” ende pa u zbardhur i gjithë skenari nga një ekip hetues ndërkombëtar.
Politika shqiptare kudo që të jetë të ketë kujdes kur flet për njerzit që gjithqka kan vënë në shërbim të Kombit e Atdheut shqiptar madje dhe jetët dhe liritë e veta. Për të drejtat kolektive kombëtare shqiptare.
Më lind e drejta që ti drejtohem znj. deputete, Blerta Kodra-Deliu ti kërkoi falje publike para shqiptarëve dhe familjarëve të Grupit të Kumanovës, derisa pjestarët e familjeve të tyre dergjen burgjeve sllavomaqedonase, vetëm pse donin të ndihmonin vëllezërit e tyre për më shum liri e barazi kombëtare, nga regjimi autoritarist kriminal i Nikolla Gruevskit.
PDK duhet të distancohet nga kjo mënyrë retorike e diskutimeve parlamentare.
Emocionet dhe nervozizmat e çasteve gjatë debateve nuk duhet të rëndojnë dhe ma shumë mbi plagët e hapura.