Partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) deklaroi të enjten se ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski, mund të jetë duke përgatitur një largim të ri nga Hungaria drejt Rusisë ose Bjellorusisë, duke akuzuar qeverinë aktuale të Shkupit për mosveprim të qëllimshëm, përcjell INA.
Sipas një njoftimi zyrtar të kësaj partie, ndryshimi i pritshëm i kursit politik në Budapest ka krijuar një urgjencë të re. Pas paralajmërimeve të liderit opozitar hungarez dhe kandidatit për kryeministër, Péter Magyar, se Hungaria nuk do të jetë më një strehë e sigurt për individët me precedentë penalë, shtetet e tjera kanë filluar të lëvizin. LSDM vuri në dukje se Polonia ka dërguar tashmë kërkesa zyrtare për ekstradimin e politikanëve të saj nga territori hungarez, ndërsa pretendon se qeveria e udhëhequr nga Hristijan Mickoski po e bllokon procesin për Gruevskin

