July 8, 2024
BallinaMaqedoni

Gruevski i reagon Izet Mexhitit

Ish- lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati dhe dyshohet për korrupsion, ka komentuar deklaratën e lideri të LD-së, Izet Mexhiti, se do të zgjidhte Zaevin për bashkëpunim, përpara tij.

“Aspak nuk kam mëdyshje se Mexhiti nëse do të kishte mundësi prap do të bënte koalicion me Zaevin. Gjithmon do të gjej një arsye të mirë për këtë.

Nuk e di nga i vjen nevoja për demonstrimin e një mos respekti ndaj anëtarësisë së VMRO-së në këtë moment.E tij është zgjedhja, kurse për mua është kompliment fakti që Mexhiti e zgjedh Zaevin.

Është mirë se në zgjedhje, qytetarët treguan se çfarë mendojnë për politikat e Zaevit, edhe ata që e mbështesnin”, ka shkruar Gruevski.(INA)