Grubi priti në takim Jasir Asanin, reagojnë mediat maqedonase: Shqipëria nuk është kombëtarja jonë!
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asanin.
Përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi shkruan se Asani ka pasur paraqitje të shkëlqyera në kombëtaren shqiptare.
Grubi ndër të tjera ka uruar që Shqipëria të arrijë në kualifikim në Kampionatin Europian të Futbollit. Disa mediume maqedonase kanë reaguar duke akuzuar Grubin se Shqipërinë e konsideron si “kombëtaren tonë”.
Statusi i plotë:
Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në zyrën time futbollistin tonë, pjesë të Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asanin.
E përgëzova Jasirin për dy paraqitjet e shkëlqyeshme në fitoret e kombëtare sonë, për golin spektakolar të shënuar kundër Moldavisë dhe e inkurajova të vazhdojë punën e shkëlqyeshme në drejtim të avancimit të tij profesional në karrierë.
Ne do të vazhdojmë ta mbështesim në çdo hap të karrierës së tij, duke uruar që bashkë me shokët e kombëtares të arrijnë kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArtanGrubi%2Fposts%2Fpfbid034mbEaBL1Rv5xYYPej7WnCFZyMbtUNNHJ56bEchXTCyPPpXSCrNZekkwdj4Bf9tadl&show_text=true&width=500