Maqedoni

Grubi: Për 100 ditë kryeministër shqiptar është pajtuar edhe Mickoski

Zëvendëskryeministri i parë Grubi në pyetjen sa i përket kryeministrit shqiptar se a do të bëhet realitet është përgjigjur duke thënë se kjo punë është e kryer. Gjithashtu Grubi ka thënë se edhe Mickoski është pajtuar që në 100 ditët e fundit të bëhet kryeministri shqiptar.

“Për kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e fundit puna është e kryer. Këtë gjë e kemi diskutuar edhe me z.Zaev por gjithashtu edhe me mandatarin e ri. Gjithashtu për kryeministrin shqiptar në 100 ditëshin e fundit është pajtuar edhe z.Mickoski në takimin mes tij dhe kryetarit Ahmeti”, ka thënë Grubi në Click Plus.

Duke folur për zgjedhjet, Grubi është shprehur se BDI në këto zgjedhje lokale ka fituar me votat shqiptare dhe jo me votat ë VMRO-së dhe Levicës siç kanë bërë Aleanca dhe Besa.

“Ne kemi fituar me votat shqiptare. Shqiptarët kanë vendosur në këto zgjedhje se kush do të jetë përfaqësuesi i tyre dhe këtë më së miri ne e dëshmojmë me votat. Ne kemi humbur në Tetovë dhe Gostivar nga koalicioni i partive opozitare shqiptare me VMRO-në dhe Levicën. Ne bëmë koalicion me shqiptarët dhe ashtu fituam”, ka thënë Grubi, duke harruar si duket se Lube Boshkovski, Stojanço Angellovi, Pavle Trajanovi, Mile Zeçeviqi…, nuk janë shqiptarë.