May 9, 2024
Maqedoni

Fatmir Limani: Unë e di si ka qenë familja e Ali Ahmetit para 2001

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Fatmir Limani ka folur për Fokus për familjen e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Unë i njoh, jemi një familje, kush kanë qenë, sa kanë pasur, çfarë kanë bërë para 2001 dhe më pas. E gjithë familja Ahmeti ishin blegtorë dhe bujq dhe gjithmonë në kufijtë e ekzistencës”, theksoi Limani për “Fokus”.

Sipas tij, pasurinë e tyre pas luftës e kanë fituar në mënyrë të dyshimtë dhe sipas tij, nëse përfshihen të gjitha institucionet, nuk do të mund t’i gjejnë fundin krimit të tyre.

“Kanë shfrytëzuar mjetet e pashpenzuara që kanë mbetur pas luftës në vitin 2001 dhe për të cilat mjete nuk kanë dhënë informacion përfundimtar për fondet e shpenzuara “Thirrja e Atdheut” dhe “Çlirimi i Popullit”, më shumë se 5 milionë franga zvicerane, dollarë e më pas marka. Ata kanë shfrytëzuar pozitën e liderit Ali Ahmeti gjatë çdo tenderimi në të gjitha institucionet”, akuzon Limani, i cili është djali i tezes së kreut të BDI-së, por me rrugët e ndara në politikë.(INA)