May 15, 2024
Maqedoni

GRUBI PASI NUK E MORI DATËN, MORI DOZËN E TRETË TË VAKSINËS, APEL QYTETARËVE: VAKSINOHUNI!

Zv. kryeministri i Maqedonisë Artan Grubi ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka qenë vetë Grubi i cili ka bërë me dije se ka pranuar të marrë dhe dozën e tretë të vaksinës shkruan news33.tv.

Më herët zv. kryeministri dështoi në marrjen e datës.

Ai bëri një marrje tjeter, vendosi që të kujdeset për veten dhe rrethin e tij duke pranuar dozën e tretë dhe duke i bërë apel të gjithë qytetarëve që të shkojnë të vaksinohen.

Postimi i plotë:

Për ta rritur mbrojtjen nga virusi, pranova edhe dozën e tretë të vaksinës e cila mbetet e vetmja mënyrë për ta mposhtur virusin Covid19.

Apeloj deri tek të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë për t’u vaksinuar./news33.tv.