Ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili u kthye së fundmi në vend pas arratisjes 14-mujore, e tani gjendet në arrest shtëpiak për një rast që lidhet me Llotarinë Shtetërore, është përpjekur prej kohësh të bëjë një marrëveshje politike për  rikthim, raporton e përjavshmja “Fokus”.

Sipas informacioneve tona, edhe pas ndryshimeve politike, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, fillimisht bëri një përpjekje për t’i siguruar Grubit terren më të mirë për një betejë ligjore përmes mjeteve politike, por më pas u refuzua kategorikisht nga qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Por a ka ndryshuar diçka ndërkohë?

‘Siç thonë njerëz pranë Grubit, ai u largua me zemër të rënduar dhe e pati të vështirë të duronte largimin nga shtëpia e tij. Prandaj, për një kohë të gjatë, ai u përpoq përmes kanaleve të ndryshme politike dhe familjare të bënte marrëveshje për kthimin e tij, gjë që me kalimin e kohës u intensifikua për disa arsye – ai donte të kthehej te familja e tij, ndihej i harruar nga Reçica e Vogël, por edhe ishte  ishte cak i kërcënimeve…

Nëse e gjithë kjo e çoi Grubin të kërkonte dhe të siguronte një kthim në kushte të favorshme (arrest shtëpiak), atëherë çfarë mund të jepte ai në këmbim? Sipas një përfaqësuesi të qeverisë, Grubi tregoi se do të fliste dhe do të thoshte gjithçka që dinte për disa ish-anëtarë të partisë në parti dhe në qeveri’, shkruan Fokus, duke shtuar:

‘I njëjti burim thotë se njeriu që është në “listën e zezë” të SHBA-së përpiloi “listën e tij të zezë”, në kreun e së cilës janë 5 emra – deputeti aktual Blerim Bexheti, ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish-ministri i Jashtëm Bujar Osmani, ish-sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Mile Zecevic dhe vëllai i ish-kryeministrit Zoran Zaev – Vice Zaev’.

Tekstin e plotë në këtë LINK./Lideri.mk

sqShqip