Gruaja nga Gostivari i ka lidhur fëmijët me lentë dhe i ka rrahur
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një gruaje nga Gostivari me vendbanim në Shkup për dy vepra penale – Moskujdesi dhe keqpërdorimi i fëmijës nga neni 201 paragrafi 1 dhe – Lëndim trupor nga neni 130 paragrafi 2 në lidhje me paragrafi 1 nga Kodi Penal.
PTHP raporton se “që nga prilli i këtij viti, 34-vjeçarja e akuzuar si prind, duke neglizhuar rëndë detyrën e kujdesit dhe edukimit, ka neglizhuar dhe keqtrajtuar dy fëmijët e saj – njëri i lindur në vitin 2017, tjetri në vitin 2019”.
“Ajo ua lidhte duart, gjunjët dhe këmbët e fëmijëve me shirit ngjitës dhe i linte të ulur në atë pozicion në një karrige ose në shtratin e tyre, deri sa ishte në banesë. Më 7 maj, gjatë dhunës në familje, e pandehura ka lenduar fizikisht fëmijët e saj. Teksa bënte një videotelefon në një rrjet social me partnerin e saj jashtëmartesor, dukshëm e mërzitur, ajo filloi pa asnjë shkak apo arsye t’i godiste fëmijët në trup, duke u shkaktuar atyre lëndime fizike”, njofton Prokuroria.