Një rast i pazakontë ka marrë epilog pas më shumë se një viti në Ferizaj.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se N. Jakupi, e cila ishte raportuar e zhdukur nga bashkëshorti i saj, G. Jakupi, është kthyer në Kosovë dhe ka treguar arsyen e largimit.

Sipas dosjes hetimore, G. Jakupi kishte raportuar më 29 qershor 2024 se gruaja e tij ishte larguar nga banesa më 18 qershor dhe nuk ishte lajmëruar më. Pas kërkimeve, policia kishte siguruar informacione se ajo ndodhej në Beograd.

Më 8 shtator 2025, N. Jakupi është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Ferizaj, ku ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj dhe se gjatë kësaj kohe kishte bashkëjetuar në Beograd me një person të quajtur B. Qerimi, deri më 6 shtator 2025 kur vendosi të kthehej tek fëmijët e saj në Kosovë.

Ajo ka sqaruar se gjatë gjithë kohës nuk ishte keqtrajtuar, përkundrazi kishte kaluar mirë, por tani kishte zgjedhur të rikthehej në familje.

Pas intervistimit, N. J është liruar dhe është kthyer në banesën e saj, duke u mbyllur kështu rasti si “Person i gjetur”.

sqShqip