Gripi dhe viruset shënojnë rënie, mjekët: Vaksinimi i fëmijëve është shpëtim
Në spitalin e fëmijëve Kozle aktualisht janë të hospitalizuar 4 fëmijë me kollën e keqe. Mjekët thonë se të gjithë janë në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa sa i përket numrit të viruseve dhe infeksioneve të tjera të hospitalizuar janë 60 fëmijë të tjerë”.
Në spitalin e fëmijëve Kozle Gjatë 24 orëve kontrollohen rreth 100 deri në 150 fëmijë. Mjekët thonë se ka filluar të ulet numri i pacientëve me grip sezonal dhe infeksioneve të tjera. Rekomandojnë prindërit që ti vaksinojnë fëmijët që të evitohen infeksionet dhe komplikimet e ndryshme shëndetësore.
“Janë të hospitaliuar 4 fëmijë me kollën e keqe, 3 prej tyre janë foshnje deri në 6 muaj dhe një vajzë 14 vjecare që është tërësisht e vaksinuar. Të gjithë janë në gjendje stabile pa nevojë për mbështetje të oksigjenit .Sa I përket patologjisë tjetër më aktuale është pneumonia tek fëmijët që gjithashtu kemi të hospitalizuar rreth 60 fëmijë deri në moshën 4 vjecare .Poashtu kemi infeksione të virusit që janë ende dominante , kemi pacientë me grip sezonal por me numër më të ulët nga dy muajt e fundit . Gjatë 24 orëve në spitalin Kozle kontrollohen rreth 100 deri në 150 fëmijë. Rekomandoj që ti vaksinoni fëmijët sipas kalendarit të imunizimit sepse është shpëtim nga sëmundjet infective ngjitëse sepse komplikimet mund të jenë serioze që të përfundojnë edhe me fatalitet”, u shpreh mjekja në Kozle, Mirjana Popovska, për TVM2.
“Në Poliklinikën e “Çairit” në pikën e vaksinimit të fëmijëve parashkollorë gjatë katër javëve të fundit janë vaksinuar rreth 700 fëmijë dhe më shumë me vaksinnën diteper. Mjekët rekomandojnë prindërit që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre që të parandalohen sëmundjet ngjitëse dhe të fitohet imunitet kolektiv”.
“Interesimi i prindërve për ti vaksinuar fëmijët gjatë kësaj periudhe është në rritje ëshët dyfishuar numri i fëmijëve që i vaksinojmë ne vecanti për vaksinën diteper kundnër kollës së keqe .Deri më tani numri i përgjithshëm të vaksinuar edhe me vaksinat e tjera është rreth 700 që dmth, 80-85 përqind me di-te-per. Në javën e fundit shihet një rënie e lehtë e fëmijëve për vaksinim rreth 150 fëmijë janë vaksinuar”, theksoi Selajdin Memeti nga poliklinika “Çair”.
Në poliklinikat e vendit prindërit mund t’i vaksinojnë fëmijët edhe gjatë ditës së shtunë nga ora 08 deri në orën 14.