May 17, 2024
Maqedoni

Gostivari vjen në ndihmë i pari për Tetovën: Nga një mijë euro për çdo familje që humbi të afërmit

Si Komunë fqinje por sidomos si njerëz që jemi tronditur nga tragjedia e Tetovës, sot përmes Këshillit komunal, ndamë nga Buxheti ynë nga një mijë euro për çdo familje të cilët para dy ditësh humbën më të dashurit e tyre, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, duke e sqaruar vendimin e aotëm të Keshillit komunal.

“Falenderoj të gjithë këshilltarët për solidarizimin e treguar, të cilët pos që mbështetën unanimisht propozimin tim, bashkë me mua dhe ata dhuruan një pagë nga ajo që marrin si këshilltarë.

Zoti ua lehtësoftë dhimbjen famijarëve të goditur nga kjo tragjedi…”, shtoi Taravari.