May 4, 2024
Maqedoni

Gordana Siljanovska Davkova: Do të angazhohem për “pajtim dhe unitet”

Kandidatja për presidente e VMRO DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova tha se do të angazhohet për “pajtim dhe unitet”.
“Unë dua të ju siguroj se do t’i mat fjalët dhe dua t’ju bind se do të ndërtojmë aleanca, se do të integroj dhe jo dezintegroj. Ne kemi parë se ku na çuan ndarjet. Ato e bënë këtë shtet që t’i ngjajë një arene gladiatorësh. Të tjerët nuk janë armiku unë, por partner, për çfarëdo qoftë çështje”, theksoi Davkovska.