May 12, 2024
Kolumna

Godet hoxha i Kumanoves, Rexhail Aziri: Nesë s’ke turp bëj çfarë të duash

Shkruan: Rexhail Aziri

Nëse s’ke turp bën ç’të duash!

Kur një ditë xhamitë rrënoheshin e gjuheshin, thërrisnin ku janë ata që më mbrojnë?! Po. ishin të rinjtë e këtij dheut që u dolën në mbrojtje. Ndonëse dinin pak nga feja, por besimi i tyre ishte në vepër. Disa nga ata ranë dëshmor, por këta dezertorët ç’bënë? Asgjë! I lanë jetimë xhamitë!

I nderuar besimtar,

Cili nga ata qe morën pjesë në ceremoni e vënies së gurthemelit të xhamisë ia ka bërë nderin e fundit dëshmorit, të paktën t’ia ketë falur namazin e xhenazes, sidomos ne fshatin Mateq?

Me thoni …!

E këta e emërtojnë xhaminë me emrin e tyre, por që asgjënë më të vogël nuk kanë bërë për ta …! E emërtojnë me emrin e tyre … a thua sa nena, gra e fëmijë të dëshmorëve ishin aty? Sa përshëndetje kishte për ta? Apo s’kishin kohë qe t’i përshëndesin! Por, duhet të dinë se sipas jurisprudencës islame, dezertorëve nuk u pranohet dëshmia!

Këta duan të falënderohen me veprat e atyre që në asnjë moment nuk gjetën kohë t’ua lexojnë një fatiha!

Në këtë kontekste Kurani na rrëfen e thotë :”A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë” (Tevbe, 19).

Çudira ndodhin tek populli ynë.
Dezertorët nuk turpërohen, porse lavdërohen!