Shkruan: Etem Xheladini

Shpalosja e arkivit tim këto ditë, në kuadër të përgatitjes së librit kushtuar humanitetit dhe solidaritetit të banorëve të Kumanovës dhe Likovës, ka risjellë në vëmendje një periudhë të rëndë, por edhe madhështore të historisë sonë më të afërt.
Janë vite që lanë gjurmë të thella dhimbjeje, por njëkohësisht dëshmi krenarie kolektive, sepse në kohë krizash të mëdha, njerëzia nuk u shua.
Gjatë krizave humanitare të viteve 1988, 1989, 1990 dhe 1991, popullata shqiptare në këto treva u përball me vështirësi të mëdha ekonomike, politike dhe shoqërore. Megjithatë, pavarësisht presioneve dhe pasigurisë, u kultivua një frymë e rrallë solidariteti, ku ndihma për tjetrin u shndërrua në detyrim moral dhe kombëtar. Ky solidaritet u dëshmua fuqishëm edhe gjatë viteve 1999–2000, kur qindra mijëra refugjatë nga Republika e Kosovës, të dëbuar dhunshëm nga trojet e tyre, gjetën strehë në familjet shqiptare në Kumanovë e Likovë, po ashtu edhe për refugjatët e Luginës së Preshevës shumë familje shqiptare të Kumanovës e Likovës, i hapën dyert e shtëpive pa hezitim, sofrat u ndanë me të panjohurit, ndërsa dhimbja e tjetrit u përjetua si dhimbje personale.
Arkivat e asaj kohe flasin për një angazhim të jashtëzakonshëm qytetar: ndihma ushqimore, veshmbathje, kujdes shëndetësor, mbështetje morale dhe organizim vullnetar, të gjitha të ofruara në rrethana të vështira dhe shpesh pa asnjë përkrahje institucionale, po shpeshë herë edhe pushteti pengonte që sot dëshmojnë shumë fakte të shkruara. Këto veprime nuk u bënë për publicitet, por nga ndërgjegjja njerëzore dhe ndjenja kombëtare.
Edhe kriza e vitit 2001, e cila përfshiu rajonin e Karadakut të Likovës, dëshmoi se kjo frymë solidariteti ishte tashmë e rrënjosur thellë. Pavarësisht pasigurisë dhe pasojave të konfliktit, ndihma për familjet e prekura nuk u ndërpre, duke dëshmuar se humaniteti mbetet më i fortë se frika.

Sot, kur këto dokumente dhe dëshmi që po dalin në dritë përmes një botimi që së shpejti do të botohet, duke e strukturuar siç është realiteti i kohës me fakte, ato nuk do të jenë thjesht kujtime të së kaluarës, por mësime për të ardhmen.
Janë dëshmi se në momentet më të errëta të historisë sonë, vëllai qëndroi pranë vëllait, duke ruajtur dinjitetin, shpresën dhe identitetin tonë kolektiv. Këto gjurmë dhimbjeje dhe krenarie përbëjnë një kapitull të rëndësishëm të historisë së humanitetit shqiptar, që meriton të dokumentohet, të lexohet dhe të mos harrohet kurrë.

Po shpalosim disa botime të kohës.

NGA KUMANOVA PËR NẺ SHQIPËRI
4 Nëntor 1992 Flaja

Kontigjent humanitar për popullatën e rrezikuar në R.e Shqipërisë, këtyre ditëve u përcollë nga Etem Xheladini kryetari i Këshillit mbikqyrës të SHHB „Nëna Tereza”, dega në Kumanovë.

Këtyre ditëve popullatës së rrezikuar të Tropojës, ju dhurua nje kontigjent me ndihma humanitare në sasi prej 19.500 kilogramë ndihma, të grumbulluara nga bashkëatdhetarët tanë, si dhe asociacionet humanitare belge. Njëashtu një ndihmë humanitare në sasi prej 800 kg., e cila erdhë nga SHHB „Nena Tereza” dega ne Cyrih, që ju detikuar për të ju ndarë popullatës së rrezikuar shgiptare në Republikën e Kosovës Shoqata Humanitare Bëmirëse e Kosovës „Nena Tereza”, dega nè Kumanovë ketyre ditëve i dhuroi një ndihme humanitare shtetit të Shqipërisë, përkatësisht Qendrës medicinale në Tropojë, ne sasi prej 19 mijë e 500 kg. me shumicë barna.
Këto ndihma para pak muajsh në adresë të kesaj shoqate i dërguan bashkëatdhetarët tanë që punojne ne Belgjikë si dhe disa nga asocioacionet belge. Në kohën e transformimeve shogerore politike ndihmat e këtilla jane té mirë se ardhura nga ana e vëllezërve tanë, kudo që gjenden ata, qofté ne trojet e tyre etnike, apo ne diasporë, tha Dervish Kukleci, koordinator i ndihmave nga Shgipëria për diasporë, duke theksuar në vazhdim se per organizimet e këtilla populli i Shqipërise i është mirënjohës si bashkéatdhetarëve tanë, ashtu edhe asociacioneve humanitare të Bellgjikës.
Në lidhje me organizimin e këtyre ndihmave humanitare, foli edhe Ismail Xheladini kryetar i degës, i cili njoftoi se në shperndarjen e këtyre ndihmave mori pjese Etem Xeladini, kryetar i Komisionit mbikqyres prane deges së shoqates, i cili njeherit ishte edhe percjelles i kontigjentit humanitar për në Shqipëri.
Nga Etem Xheladini mësuam se, krahas ndihmës se organizuar dhe kujdesit gjatë shperdarjes te kesaj ndihme që t’u jepet atyre ge me se shumti kishin nevoje, ai foli edhe per kontaktet e shumta villazerore që i pati me udhëheqësit e Shoqatave humanitare me seli ne Tirane si dhe me Shoqaten e dhuruesve te gjakut. Gjatë ketyre bisedimeve u shkembyen pervojat nga lemia e humanitetit dhe solidartet njerezor. Ne fund të theksojmë se ne adrese të kesaj shoqate erdhi nje ndihme humanitare nga dega e SHHB „Nëna Tereza” në Cyrh të Zvicres ne sasi prej 800 kilogramäve. Siç behet e ditur nga komision per distribuim i deges se SHHB „Nina Tereza” dega në Kumanove, kjo ndihme duhet t’i percillet popullates shiptare të rrezikuar në Republikën e Kosovës

Demush Bajrami

KUMANOVE

Qersho 2001 Lajm

U dërgua ndihma humanitare ne Likovë
Etem Xheladini, pergiegjes i ketij vargani humanitar tha se të merkurën, shoqatat humanitare “Kalliri i Mirésie”, “Natyra”, “Jeta”, “ Merhamet”, e tri shoqatat e gruas, derguan nje kontingjent me ndihma humanitare në Likovë. Ky kontingient permbante 21.7 tonelata, kryesisht artikuj ushqimor dhe mjete higjienike. Krahasuar me pes gjashtë herët e meparshme, giate rruges kesaj here nuk patem probleme. ky kontingjent me ndihma humanitare të jeté i fundit më të qarkullojmë të lirë e të marrë fund drama pesémujore e popullatés se komunës së Likovës, tha ne fund Etem Xheladini.

Selajdin Shabani

Si u organizuan kumanovarët e likovasit në prill të vitit 1999, ku sot pas 26 viteve, egzitojnë 172 mije emra te refugjatëve kosovarë që u strehuan në familjet shqiptare në Maqedoni. CNN kontribuoi që ne botë te ndihej për Kumanovën te fitojë nje imazh dhe njohje botërore. Më kujtohet reportazhi që e bënë me mua ne oborrin e BFI-së, Hilari Klinton ku u takua me kryetarin e atëhershëm, pergjegjes i konvojit pro.Etem Xheladini, ndërkaq ishim në kontakt të vazhdueshëm me ish-ambasadorin e ShBA-ve, Kristofer Hill. Por kur në Bllacë qeveria e Kosovës organizon shënim me rastin e 23-vjetorin të tragjedisë, KUMANOVARET e në veçanti pergjegjesi i konvojit prof.Etem Xheladini meriton nje ftesë me tepër se publike, me emër dhe mbiemer. Nuk justifikohet me asgjë ky lëshim, përveç me tendencat tjera eventuale që nuk kishim dashur te jenë.

Ora Shtate nê Klan Kosova
11 Apr 2022
Interviston : Etem Xheladinin

Si u mblodhën për 3 oré, 40 tone buke per refugjatet kosovar në Bllacë? Flet: Etem Xheladini, ish pergjegjës i karvanit të ndihmave, Kumanovë

sqShqip