Më 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Dizhon” në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria R.T. (30) nga Shkupi.
Rreth orës 19:45 në SPB Shkup ishte raportuar se në territorin e Çairit janë dëgjuar të shtëna armësh, pas çka menjëherë janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura, dhe R.T. është arrestuar duke u gjetur me pistoletë.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj R.T. do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 396 të Kodit Penal.
