Procesi për ndërtimin e nyjes rrugore “Momin Potok” është zhbllokuar, ndërtimi vazhdon me ritëm të përshpejtuar, njoftoi në faqen e tij në Facebook kryetari i qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, tranmseton Lideri.mk.
“Pas disa muajsh ndërprerjeje, puna ka filluar përsëri në një nga pikat më strategjike të trafikut në Shkup, një vend ku bashkohen disa rrugë kyçe të qytetit. Ndërtimi i një kanalizimi atmosferik F1200 me gjatësi 550 metra është duke u zhvilluar në bulevardin Nikola Karev, nga Ura e Seravës deri në bulevardin ‘Slovenija'”, shkroi e
Gjorgievski,
Gjorgievski informoi gjithashtu se, paralelisht, po ndërtohet Ura e re e Seravës në të njëjtin bulevard, e cila do të përfshijë tre korsi në një drejtim dhe katër në tjetrin, me një gjerësi totale prej 44 metrash.
“Po përgatitet edhe mbikalimi me gjatësi 43.5 metra në bulevardin 8 shtatori, i cili do të kalojë mbi bulevardin Nikola Karev dhe do të lidhë rrethrrotullimin me një turbo rrethrrotullim, një lidhje shumë e rëndësishme. Deri më tani, ndërtimi ka ndodhur në kushte komplekse për shkak të trafikut të rënduar dhe marrëdhënieve të pazgjidhura pronësore dhe juridike. Megjithatë, proceset po zhbllokohen dhe dinamika më në fund po përshpejtohet.
Së shpejti, ky kryqëzim trafiku do t’u sjellë lehtësim serioz mijëra qytetarëve – rrjedhë më të shpejtë, më pak mbingarkesë dhe një qasje moderne ndaj Shkupit.
Qyteti po ecën përpara. Së bashku, do ta bëjmë Shkupin përsëri një qytet krenar!”, thekson kryetari i qytetit./Lideri.mk

