May 5, 2024
Maqedoni

Idrizovë/ Tre muaj pas fillimit të vitit shkollor nxënësit shqiptarë akoma nuk kanë filluar mësimin

Nxënësit shqiptarë të Idrizovës që tashmë duhet të jenë në klasë të gjashtë kanë hyrë në muajin e tretë të bojkotit për shkak të mungesës së mësimit shqip në shkollën fillore “Njegosh” të komunës Gazi Babë. Në rast se humbin vitin shkollor, Këshilli i prindërve përgjegjësi do të kërkoj nga ministri i Arsimit dhe kryetari i Komunës Gazi Babë të cilët, sipas prindërve, po shfrytëzojnë fëmijët për pikë politike.

“Nëse edhe e humbin vitin neve përgjegjësinë për këtë çështje do I’a lëmë ministrit dhe kryetarit të komunës. I kisha apelu që të dy që fëmijët tanë mos ti shfrytëzojnë për pikë politike, mos ti marin në qafë për interesa partiake. Ka filluar edhe I treti muaj që fëmijët nuk shkojnë në shkollë për këtë bëj apel të bëjnë një zgjidhje se ne kemi me humb vitin e fëmijëve. Kërkojmë që të merret përgjegjësi edhe ndaj drejtoreshes që fëmijët tanë I ka regjistruar maqedonisht”, deklaroi Rizvan Seferi, Këshilli i Prindërve.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se nuk heq dorë nga hapja e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën e Njegoshit. Ai u bëri thirrje këshilltarëve komunal të votojnë pro hapjes së kësaj paralele.

“Nuk bëjnë asnjë gjë, asnjë krim nëse dikujt ja mundësojnë që të vazhdoj mësimin në gjuhën e tij. Përderisa subjekti politik I opozitës po më apelon ose po më thir për në Komunën e Dellçevës ose në ndonjë komunë tjetër për hapjen e paraleleve, unë do ti pranoj çdo llojë kërkese por ama atë gjë ta bëj edhe në Komunën e Gazi Babës, gjegjësisht në shkollën e Njegoshit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Nga Komuna e Gazi Babës thanë për Alsat se deri në fund të muajit Nëntor pritet të mbahet seanca e këshillit komunal ku në rend dite pritet të jetë edhe kërkesa për hapjen e paraleles shqipe që tashmë është dorëzuar nga shkolla e Njegoshit.